Maska për fytyrën janë një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19, pasi ndalojnë përhapjen e spërklave nëpërmjet të folurit, kollitjes dhe teshtitjes.
Por sipas ekspertëve të shëndetiti publik, nuk mbahen si duhen.
Ndërsa disa lloje maskash janë më efektive se të tjerët, ekspertët e shëndetit publik thonë se edhe një copë e thjeshtë është më mirë se asgjë fare.
Ja se si janë llojet e ndryshme të maskave dhe si mund të përdoren
Maska prej rrobash ose mbulesa, të destinuara për të parandaluar që një person i infektuar të përhapë virusin; maska kirurgjikale, me një dizajn më të sofistikuar gjithashtu kanë për qëllim që personi mbartës të parandalojë përhapjen dhe maska N95, të cilat mbrojnë gjithashtu edhe atë qe e mban.
Një maskë rrobash duhet të përbëhet nga tre shtresa: një shtresë e brendshme afër gojës që mund të lagështohet, një shtresë e mesme filtrimi dhe një shtresë e jashtme e ekspozuar ndaj mjedisit të jashtëm. Sipas OBSH, këto janë maskat që mund t’i bëjmë në shtëpi. Vetëm në këtë mënyrë mund të jenë efikase.
Heqja e një maskë siç duhet është gjithashtu e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e virusit.
-Tre hapa për të hequr një maskë N95
1-Mos prekni pjesën e përparme të N95 për të hequr maskën tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndotje.
2-Tërhiqni shiritat nga pjesa e prapme e kokës. Hidhni poshtë duke u siguruar që të mos prekni fytyrën.
3-Hidhni maskën dhe lani duart
Nëse keni nevojë të ripërdorni një maskë N95, ruajeni në një qese letre për pesë ditë. Atëherë mund ta ripërdorni atë.
Maska N95 filtrojnë të paktën 95% të grimcave shumë të vogla kur vishen siç duhet, përfshirë spërklat që mbajnë viruse. Versione me një valvul plastike në qendër, e cila e bën maskën më të lehtë për tu npërdorur, janë të destinuara për punëtorët industrialë dhe ofrojnë mbrojtje vetëm për përdoruesit.
N95 të vërteta nuk janë të lehta për t’u mbajtur siç duhet. Ata duhet të kenë një vulë të ngushtë në fytyrë për të siguruar që i gjithë ajri të kalojë nëpër filtër në vend të skajeve. Por ata ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër koronavirusit, për këtë arsye OBSH ka rekomanduar që këto maska të rezervohen vetëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.