Afrika ‘Minë me Sahat’, numri infektimeve me Covid 19 është shumë herë më i lartë se raportimet

0
Afrika ‘Minë me Sahat’, numri infektimeve me Covid 19 është shumë herë më i lartë se raportimet

Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, gjithsej 894.421 persona janë të infektuar me koronavirus, përfshirë 16.828 raste të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 18.901, me 361 vdekje të reja të raportuara gjatë ditës së fundit.

Po ashtu mbi 543.500 pacientë, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, janë shëruar deri më tani.

Vendet më të prekura afrikane janë Afrika e Jugut (7.497 vdekje), Egjipti (4.728 vdekje) dhe Algjeria (1.186 vdekje)

Afrika e Jugut ka raportuar 471.123 raste të konfirmuara me koronavirus, Egjipti 93.356 raste dhe Nigeria 42.208 raste.

Mungesa e testimit për koronavirusin në të gjithë Afrikën po e bën “gati të pamundur” të kuptosh shtrirjen e pandemisë atje, ka paralajmëruar Komuniteti Ndërkombëtar I Shpëtimit që merret me testimet e popullsisë në luftën anti Covid 19 atje.

Grupi po bën thirrje për më shumë fonde dhe mbështetje ndërkombëtare për të rritur testimin në vendet afrikane.

Në fillim të këtij muaji Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi që Afrika mund të vatër shpërthimi shumë herë  më i madh nga sa sugjerojnë numrat e tanishëm.

Image
Artikulli i mëparshëm‘I sëmuri i Surrelit, ndërkombëtarët nuk janë frekuentues të China Club’
Artikulli i radhësNdahet nga jeta reperi i njohur amerikan