Më e keqja për tregjet e naftës dhe ekonomitë që varen nga ajo , tashmë ka kaluar, tha drejtori i njërës prej bankave më të mëdha tregtare në Katar për Bloomberg TV. Ndër të tjera ai u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme po fillojnë gradualisht të marrin veten nga tronditja e dyfishtë e koronavirusit dhe rënia e çmimeve të naftës.
Në fund të muajit të kaluar, Amin Nasser, president dhe CEO i kompanisë më të madhe të naftës në botë, Saudite Aramco, tha se më e keqja në tregun e naftës kishte mbaruar, duke shtuar se ai “ishte shumë optimist” për gjysmën e dytë të këtij viti.
Megjithë optimizmin se gjërat nuk do të jenë aq keq sa ishin në prill, bankat në Lindjen e Mesme kanë ndjerë goditjen e dyfishtë të COVID-19 dhe çmimeve të ulëta të naftës në portofolet e tyre dhe provizionet për të mbuluar kreditë e këqija.
Në Katar, pavarësisht mbështetjes me kohë nga banka qendrore, profilet e kreditit të bankave të Katarit ka të ngjarë të dobësohen në vitin 2020 si rezultat i krizës koronavirus dhe çmimeve të ulëta të naftës, deklaroi Fitch Ratings në fillim të kësaj jave.
Ulja e çmimeve të naftës tashmë ka ngjallur një valë shkrirjesh dhe blerjesh në sektorin bankar në të gjithë Lindjen e Mesme, me banka në Arabinë Saudite, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Oman që janë duke konsideruar shkrirjet e shoqërive të tyre si një mundësi për të dale me sukses nga kjo krizë globale.
Bursa për datën 30 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 370.50 | – 17.50 |
DIESEL | 360.00 | – 16.75 |
BRENT | 42.46 | – 1.29 |
©aktualitet.al