“Far Breton”, shije delikate franceze në tryezë

0

Ja cilët janë përbërësit për të pregatitur ëmbëlsirën franceze “Far Breton”.

Perberesit:

3 vezë

500 ml qumësht

200 g miell 100 g sheqer

1 maje luge kripe

1 bustinë vanilje

2 lugë pije sipas deshires

Kumbulla të thata pa bërthama sa te mbulohet baza e tavës( 150 -200 g afersisht)

Pergatitja:

Ndezim furrën ne 200 gradë.

Ne nje tas hedhim miellin, sheqerin, kripën. I perziejmë me luge. Shtojmë vezët dhe nje pjesë te qumeshtit. I perziejme me telin e vezeve. Shtojme qumeshtin qe na ka mbetur, pijen, vanilien.

Lyejme tavën ( 24 cm) me gjalpë e miell dhe vendosim kumbullat.

Hedhim brumin ne tave nepermjet nje site. Shtypim me luge kokrat e brumit qe kane mbetur me site dhe i hedhim ne tavë.

E pjekim per 25 minuta afërsisht.

Artikulli i mëparshëmANALIZA/ “Nga 18 mijë të vdekurit, te 880 USD ndihmë për familjet, e vërteta e shifrave të qeverisë
Artikulli i radhësOSHEE/ Ja si do të bëhet faturimi për muajin Mars