Kanada: Zgjatet mbyllja e kufijve, përveç amerikanëve

0

Kanadaja theksoi se kishte zgjatur mbylljen e kufijve, përveç me amerikanët dhe njoftoi lançimin e aplikacionit në telefon të gjurmimit të kontateve për të shmangur përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Kanadaja ka zgjatur masat kufizuese për hyrjen në Kanada për të ardhurit nga një vend i huaj, përveç SHBA-së”, sipas një dekreti të publikuar dje.

Kufiri me SHBA-në, vendi më i prekur nga pandemia, është mbyllur pëe udhëtimet jo thelbësore që prej 21 marsit dhe do të qendrojë i mbyllur deri më 20 gusht.

Masa e karantinës dhe izolimi i detyrueshëm pas hyrjes në vend është efektiv deri më 31 gusht.

Përveç të tjerave, kryeministri Justin Trudeau njoftoi se ishte i mundur shkarkimi i aplikacionit në telefon për gjurmimin e kontakteve që parashikon përhapjen e pandemisë.

Artikulli i mëparshëmDasmat s’ndalen, ahengje deri në 4 ditë: Familjarë dhe pronarë lokalesh korruptojnë policinë
Artikulli i radhësNesër finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF kërkon rikthimin e tifozëve