Ditën e diel do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është planifikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga instancat shtetërore që të marrin shembullin e Francës dhe të lejojnë një numër të kufizuar tifozësh në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës që do të zhvillohet nesër.
Postimi i plotë:
Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.
#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.