Rreth 90 persona që morën pjesë në një dasëm në Nikosia në provincën e Ennës janë karantinuar pas lajmit se njëri prej të ftuarëve testoi pozitiv për Covid-19.
Burri i cili jetonte dhe punonte në Gjermani është shtruar në spital pasi është kthyer nga Italia.
Tani të gjithë të ftuarit do ti nënshtrohen një tamponi ndërsa po kontrollohet për kontaktet që kanë pasur që nga e shtuna 26 korrik, data e dasmës.
Një prej pjesmarrësve tashëm pozitiv është transferuar në Catania ku dhe është shtruar në spital.
Gruaja nga Nikosia që kishte lidhje me burrin e infektuar nuk ka shfaqur asnjë simptomë.
Alarmi u dha dy ditë pas dasmës.