Një baba dhe i biri kanë filmuar momentin tmerrues, kur një peshkaqen i bardhë sulmoi anijen e tyre.
Sean Vinar dhe i biri James Vinar u ndeshën me grabitqarin, teksa peshkonin 10 km larg bregut të Loë Head, Tasmani.
Pasi u nisën shumë herët, vendosën të peshkonin në ishullin Barrenjoey ose Tenth Island.
Dyshja sapo ishte rrotulluar përreth ishullit dhe po ktheheshin, kur panë peshkaqenin duke iu afruar.