Tre motrat vrasin babanë e tyre pas disa vitesh abuzimi, ja çfarë rrezikojnë

0
Tre motrat vrasin babanë e tyre pas disa vitesh abuzimi, ja çfarë rrezikojnë

Rrahjet, poshtërimet e vazhdueshme, kërcënimet, dhuna fizike dhe seksuale.

Këto ishin vetëm disa nga ngacmimet që Krestina, Angelina dhe Maria ishin të detyruara ti nënshtroheshin për vite me radhë nga babi i tyre Mikhail Khachaturyan.

Por tre motrat kishin vendosur t’i jepnin fund asaj serie të pafundme abuzimesh duke e qëlluar me thikë në kraharor dhe në qafë plagë që sollën dhe vdekjen e tij.

Trupi i tij u gjet më vonë në një shkallë në një ndërtese të Moskës dhe tre motrat u arrestuan pasi rrëfyen krimin.

Pasi një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar gjykimi i tyre ka filluar sot.

Dy motrat më të mëdha Krestina 19 vjeç dhe Angelina 18 vjeç do të gjykohen së bashku ndërsa Maria e cila ishte e mitur kur ndodhi krimin do të gjykohet veçmas.

Tre motrat do të përballen me akuzën e vrasjes dhe mund të dënohen me 20 vite burg.

Nata kur motrat morën vendimin:

Disa orë para vdekjes ai ishte kthyer nga një klinikë psikiatrike rreshtoi tre vajzat e tij dhe për ti ndëshkuar që e kishin lënë apartamentin rrëmujë i spërkati me spray piperi, Krestina vajza e madhe që vuante dhe nga azma i ra të fikët.

Pas disa orësh ata vendosën të vrisnin babanë e tyre .

E sulmuan në fillim me një çekiç, një thikë dhe me spray që i kishte spërkatur më parë.

Sipas njërit prej avokatëve të motrave ato u përpoqën ti shkaktonin lëndime vetes për ta bërë të duket se ishte babi ai i cili kishte filluar sulmin kur ndërkohë kur ndodhi sulmi ai po flinte.

Ekpsertet e dhunës në familje thonë se në mungesë të mekanizmave mbrojtës të duhur brenda zbatimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor zgjidhja e vetme e tyre ishte të mbroheshin ose të vdisnin në duart e babait të tyre.

Në bisedat e marra nga telefoni i babait të vajzave Mikhail Khachaturyan duket se ka kërcënuar se do t’i vriste ata dhe abuzonte me ta dhe nënën e tyre.

Artikulli i mëparshëmCOVID DHE FËMIJËT, mjeku Dasho shpjegon të vertetat dhe si duhet të sillet Ministria e Arsimit…
Artikulli i radhësVIDEO/ Aksidenti i rëndë, motorri përplas këmbësorin në Vlorë