VIDEO/ Me shpejtësi sketerrë, ja çfarë u ndodhi shoferëve ‘pilotë’ na aksin Suk – Teg

0

Policia e Shtetit ka pezulluar 12 leje drejtimi për shoferët që shkelin gazin më shumë se sa duhet dhe 7 leje drejtimi për ata që e kishin tepruar me alkoolin. Mbrëmjen e kaluar, në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara janë bërë kontrolle me radare.

Shpejtësia e shoferëve arrinte deri në 198 km/h, gjë që përbën rrezik për vetë ata dhe për personat e tjerë. Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja, secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sauk-Teg- Vijon kontrolli me Radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkolit.

Radari rregjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h, kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

Testi shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymemarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale, për jeten e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqiperise, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqëndruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Artikulli i mëparshëmKompania gjermane krijon makinën e së ardhmes, ndërron model në bazë të shijes së përdoruesit
Artikulli i radhësFOTO/Njihuni me Chiara dhe Carolina, princeshat italiane të famshme për jetën luksoze