Disa filmime të publikuara në Twitter, tregojnë pamje nga brenda portit të Bejrutit pak çaste përpara se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm që la pas viktima të panumërta dhe shndërroi në gërmadha një pjesë të kryeqytetit të Libanit.
Personi i cili i ka filmuar këto pamje dyshohet të jetë mes viktimave të tragjedisë, dhe shprehet në video se shpërthimet që po ndodhnin dukeshin të ngjashme me fishekzjarret, por deri më tani askush nuk e di se çfarë e shkaktoi me saktësi shpërthimin gjigand.
Lexo edhe: KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Këndvështrimet e shpërthimit tragjik në Bejrut (VIDEO+FOTO)
Dyshimet e para bëjnë fjalë për depozita të lëndëve kimike të cilat janë ndezur nga zjarri i rënë aty afër dhe më pas shpërthyen, duke i shkaktuar vdekjen më shumë se 100 personave.