E rëndë/ Ja pamjet nga aksidenti me vdekje në Elbasan- Peqin

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në aksin Ebasan-Peqin. Syri.net ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku si pasojë e përplasjes së tre makinave ka humbur jetën një 43-vjeçare nga Kuçova.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli i mëparshëmSkandali me tenderin 80 milionë USD të uniformave, kallëzohen në SPAK Olta Xhaçka e Sandër Lleshaj
Artikulli i radhësKreu i SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj Ylli Ndroqit