COVID-19/ BE bën të ditur planin me tre faza për rihapjen pas izolimet

0

BE ka hartuar planin për hapjen graduale, pas izolimit më shumë se një mujor. Plani parashikon 3 faza.

Faza e pare ka filluar më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale.

Më 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Më 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan që mund të ndryshojë në varesi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Shkon në 539 numri i të infektuarve. Shtohet numri i të infektuarve sot. 43 pacientë marrin trajtim në spital
Artikulli i radhësDëshmia e Ilir Selmanit: I arrestuari për vrasjen e Santiago Malkos zbardh lidhjen me Leonard Duken