FOTO/ I shtruar disa herë në spitalin psikiatrik, kush është djali që masakroi nënën në Pogradec

0

Olsi Çekiçi, 44 vjeç, qëlloi sot në orët e pasdites disa herë për vdekje me thikë në banesën nënën e tij, Feride Çekici. Ky është versioni zyrtar i Policisë së Pogradecit, për ngjarjen tronditëse.

Çekiçi, në foton e mëposhtme, mësohet se është me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për drogë.

Ky i fundit vuan edhe nga shëndeti mendor. Para disa kohësh ai ka marrë mjekime dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Elbasan.

44-vjeçari është shoqëruar në komisariat ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij krimi mjaft të rëndë.

Image
Artikulli i mëparshëmDjali me të meta mendore ia preu kokën nënës dhe ia vari në …
Artikulli i radhësSi ta shpëtoni telefonin nëse bie në ujë