Daily Mail shkruan se tanimë është e ditur se të qenit në mbipeshë është një faktor kryesor rreziku për kontraktimin e koronavirusit.
Por, disa ekspertë të shëndetit kanë frikë se kur një vaksinë më në fund të jetë e disponueshme për të gjithë, ajo mund të mos ketë efekt të njejtë edhe tek personat me mbipeshë.
Kjo teori është ngritur duke i marrë parasysh studimet e mëparshme të cilat, kanë zbuluar se vaksinat kundër gripit dhe hepatitit B kanë qenë më pak efektive tek të rriturit obezë, duke I bërë ata më të prirë të preken nga sëmundje dhe komplikime të rënda, siç janë mosfunksionimi I organeve dhe vdekja.
Studiuesit tanimë janë shprehur te shqetësuar se një vaksinë Covid-19 mund të rezultoj në rrethana të ngjashme, duke lënë kështu një grup të popullsisë të preshëm dhe të rrezikuar nga infeksioni Covid-19.
“Nuk është çështje e mosfunksionimit të vaksinës, është më shumë çështje e efikasistetit të saj” tha Dr Chad Petit, profesor në departamentin e biokimisë dhe gjenetikës molekulare në Universitetin e Alabama në Birmingham.
Sipas Qendres për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, 42.4 përqind e popullsisë së ritur në ShBA është me mbipeshë.
Obeziteti njihet si faktor rreziku edhe për disa gjendje kronike shëndetësore duke përfshirë diabetin, sulmet në zemër, në tru madje edhe për disa lloje të kacncerit. Obeziteti e rrit reagimin imunitar, duke çuar në inflamacion të tepërt, gjë që e bën trupin më pak të aftë të luftojë kundër infeksioneve.
Ekspertët thonë se tek njerëzit obezë ka rëndësi madhësia e gjilpërës, me të cilën jepet vaksina, sipas tyre, gjilpëra tek personat obezë dueht të jetë më e gjatë në mënyrë që vaksina të arrij në muskul dhe te jap efektin e duhur.
Gjithsesi ata thonë se pavarësisht këtyre teorive, të gjithë personat duhet ta marrin vaksinën. Sipas tyre, nëse nuk mund ta ndaloj sëmundjen, së paku do të mund t’I lehtësoj simptomat e manifetimit të Covid-19.