OFL zbarkon në jug të vendit/ Kush janë pesë të dënuarit që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë, njëri ka ekzekutuar efektivin e policisë (Zbardhen emrat)

0
OFL zbarkon në jug të vendit/ Kush janë pesë të

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ata janë: Bledar Rikardo Jambelli, Adriatik Gaba, Klaudion Karagjozi, Xhevahir Derxhia dhe Rimel Shehu.

• B. (R.) J. (M.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

• A. G., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• K. K., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• Xh. D., me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• R. Sh., me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët: Vaksina e Covid-19 mund të mos jetë efikase te personat me mbipeshë
Artikulli i radhësMë në fund lajme të mira/ Meri parashikon martesa, lidhje të forta, këto biznese do përparojnë