Greqia ka vendosur që të mbyllë për 10 ditë ishullin e Parosit. Vendimi është marrë pas zbulimit të 13 rasteve me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.
Sipas vendimit të autoriteteve, banorët e ishullit duhet të ndjekin disa masa strikte gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Janë mbyllur të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, të gjithë tregjet publike, nuk lejohet mbledhja në ambiente publike apo private të më shumë se 9 personave, ndalohet ulja në një tavolinë restoranti të më shumë se 4 personave.
Përjashtim bëhet vetëm nëse bëhet fjalë për familjarë të afërt, të cilët mund të ulen deri në 6 persona, çdokush duhet të mbajë maske në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë.