Eugen Halili, u arrestua ditën e sotme nga policia si vrasës me pagesë i shtetasit Regis Runaj, ngjarje e ndodhur disa netë më parë në qytetin e Elbasanit.
Por krahas punës si vrasës me pagesë, Runaj duket se është edhe ithtar i Rilindjes.
Siç e shikoni në foton e mëposhte, ai ka dalë duke pozuar me flamurin e Rilindjes, që mesa duket e ka target të vet krimin.
Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.
‘Vrasësi me pagesë Eugen Halili ishte pasionant i rilindjes.
Lexoni artikullin e meposhtëm. Sb
Policia ditën e sotme ka arrestuar shtetasin Euglen Halili së bashku me Xhuljano Hoxhën, pasi janë përfshirë në vrasjen e Regis Runaj dhe atë të Emiljano Rrahmanit.
Mësohet se 23 vjeçari Euglen Halili është vrasësi i Regis Runajt, të cilin e ka goditur 27 herë me thikë.
Rezulton se shtetasi Euglen Halili ka qenë një ithtar i flaktë i Rilindjes.