Një aksident tragjik ka ndodhur para pak momentesh në autostradën e Kukësit. Si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Dy persona të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e aksidentit dhe në pamje duket se mjeti është përmbysur në mes të rrugës.
Kukës/informacion paraprak
Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.
Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.