Arrestuan kosovarin se kishte vjedhur ‘Lamborghinin’ luksoz, ja përgjigja që erdhi nga Interpoli

0
Lamborghini Huracan Evo arrives with Performante power, better aero

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali.

Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.

Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur, bën me dije “Neës 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër.

Artikulli i mëparshëmBiberaj: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë. Komision hetimor edhe për vdekjen e të riut në spital
Artikulli i radhësErdogan komenton përplasjet me Greqinë dhe ndërhyrjen e Macron: Ç’kërkon Franca aty ku nuk zotëron det!