Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

0

Ujërat e kaltërta të Mesdheut lindor janë errësuar pak më shumë çdo ditë në 48 orët e fundit. Të hënën, qeveria turke dërgoi anijen e saj sizmike Oruç Reis, të shoqëruar nga disa fregata ushtarake, në një zonë midis Qipros, ishujve të Kretës dhe pranë qytetit turk të Antalias. Greqia u përgjigj menjëherë duke e vënë ushtrinë e saj në gatishmëri të lartë dhe duke dërguar marinën dhe aeroplanët e saj në zonë.

I vendosur 3 kilometra larg Turqisë, por më shumë se 550 kilometra larg nga Greqia kontinentale, ishulli Grek Kastellórizo është qendra e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Për Athinën, ujërat përreth janë pjesë e zonës së saj ekskluzive ekonomike (diskutimi i ngjashëm në konfiktin e marëveshjes detare mes Greqisë dhe Shqipërisë). Nuk është kështu për Turqinë, e cila nuk i ka nënshkruar traktatet e Lozanës (1923) dhe Parisit (1947) që përcaktojnë kufijtë midis dy vendeve dhe i sheh ato si një interpretim abuziv.

Të hënën, qeveria turke dërgoi anijen e saj sizmike Oruç Reis, të shoqëruar nga disa ndërtesa ushtarake, në një zonë midis Qipros, ishujve të Kretës dhe jashtë qytetit turk të Antalya

“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani po tregon qartë qëllimet e tij ekspansioniste,” tha Angelos Sirigos. Sipas këtij deputeti të Demokracisë së Re ( të djathtët konservatorë në mazhorancë), njëkohësisht dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Panteion të Athinës, Erdogani, i cili duhet të përballet me një krizë ekonomike dhe sociale në vendin e tij, ka zgjedhur “një strategji të pushtimi për të kënaqur nacionalizmin turk ”.

Kufijtë gjithmonë kanë përqendruar ndjenjat nacionaliste mes të dy vendeve, por tensionet rifilluan me ardhjen e Demokracisë së Re në krye të Greqisë në korrik 2019, e cila si parti e djathtë përdori një pjesë të ekektoratit nacionalist për të marrë fitoren.

Loja me hidrokarburet

Përpos mosmarrëveshjeve për përcaktimin e kufirit pas këtij konflikti fshihet edhe një lojë tjetër: ujërat në të cilat eksploron Oruc Reis janë gjithashtu të pasura me hidrokarbure, të cilat ngjallin zilinë mes vendeve fqinje, Greqisë, Qipros dhe Turqisë, por edhe më tej mes Izraelit dhe Egjiptit; Zbulimet e fundit nga kompania franceze Total kanë çuar në formimin e aleancave të reja. Në nëntor, Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për të kufizuar zonat e tyre detare dhe zonat ekskluzive ekonomike, duke zemëruar Grekët; më 6 gusht, Greqia dhe Egjipti nënshkruan mes tyre, duke ndezur zhurmën e turqve.

“Dërgimi i Oruc Reis është një përgjigje nga Turqia për Greqinë,” tha Nikos Christofis, studiues dhe profesor i asociuar në Universitetin Shaanxi. Ai sqaroi: “Duke vendosur” artilerinë e tij të rëndë, “Erdogan synon të tregojë se nuk do ta lëshojë atë”.

Një demostrim i parë e forcës u tentua edhe në mes të korrikut, me dërgimin e të njëjtës anije, por një telefonatë e Kancelares gjermane Angela Merkel drejtuar Presidentit turk e shmangu përshkallëzimin. Këtë herë, as koha dhe as hapësira në të cilën veproi Oruc Reis nuk iu la rastësisë: anija u dërgua në zonën ekskluzive ekonomike Greke, pikërisht disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes Greko-Egjiptiane.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë të lërë shelfin kontinental grek pa vonesë,” kërkoi të martën Ministri i Jashtëm Grek Níkos Déndias, duke paralajmëruar se Greqia do të refuzonte politikën e faktit të kryer. Të mërkurën, Kryeministri Kyriákos Mitsotákis iu drejtua kombit: nuk do të ketë “asnjë dialog me Turqinë për sa kohë që zgjasin provokimet” dhe “rreziku i një incidenti nuk përjashtohet kur kaq shumë forca ushtritë janë përqendruar në një hapësirë ​​kaq të vogël, “paralajmëroi ai.

Në të njëjtën kohë, Greqia ka rritur përpjekjet e saj diplomatike. Ajo ka thirrur një Këshill të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe po flet me NATO-në të cilën Greqia dhe Turqia janë anëtare. Të Premten, Ministri i Jashtëm pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm të SHBA. Athina mund të llogarisë gjithashtu në mbështetjen e Francës, e cila pozicionohet hapur në anën e partnerëve të saj në Bashkimin Evropian, dhe në kundërshtim me Ankaranë.

“Turqia dëshiron të bindë Bashkimin Evropian dhe Francën që asnjë ndarje e rajonit nuk mund të bëhet pa të,” tha Sinan Ulgen, ish-diplomat dhe Presidenti i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Edam në Stamboll.

“Ne nuk jemi të prirur për tensione”
Prandaj kjo ambicie për të qenë faktor rajonal u shoqërua me një vendosje mbresëlënëse ushtarake dhe një ligjërim pushtues që synon galvanizimin e bazës popullore të pushtetit. Për ta bërë këtë, propaganda mbështetet në regjistrin e hakmarrjes ndaj historisë. Në vitin 1920, Perandoria Osmane u shpërbë gjatë Traktatit të Sèvres (i cili nuk u zbatua kurrë). Një shekull më vonë, Turqia do të rikërkonte onte vendin e saj “natyror” në rajon dhe do të mbyllte një kllapë historike të mbizotëruar nga “imperialistët”. Kjo retorikë ka tendencë të japë përshtypjen mashtruese se qeveria është e gatshme për të gjitha skenaret dhe se ajo do të mbështetet nga një popullsi luftarake.

Nga ana tjetër presidenti Erdogan përsërit pa pushim se nuk dëshiron një konfrontim me askënd. “Ne nuk jemi të prirur për tensione”, kujtoi ai këtë të enjte. “Turqia dëshiron të negociojë. Erdogan nuk dëshiron as të imponohet, as që dikush ti imponojë një pozicion maksimalist” thotë Sinan Ulgen.

Dëshira e Turqisë për të krijuar një sferë ndikimi dhe për të forcuar statusin e saj si një fuqi rajonale nuk përbëjnë ndonjë ambicie të re. Që kur erdhi në pushtet në 2003, Rexhep Tajip Erdogan ka punuar pa u lodhur për ti ridhënë peshë vendit të tij në arenën ndërkombëtare. Përmes doktrinës së “zero problemeve” me fqinjët, Turqia u mundua të ndërtojë imazhin e një fuqie moderne, të qëndrueshme dhe tërheqëse, duke shtuar influencën kryesisht në tokat e ish perandorisë në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Por revolucionet anti diktatoriale të pranverës arabe dhe grushti shteti i dështuar i vitit 2016, i interpretuar nga qeveria islamo kondervatore si një komplot perëndimor, i transformuan politikat e Erdoganit. Qarqet ultra-nacionaliste armiqësore ndaj NATO-s dhe Perëndimit po fuqizohen që prej kësaj kohe. Nëse fqinjët e Turqisë nuk bëjnë vend për të, ajo do të përpiqet të imponohet.

Dhe këtë Erdogan ka mësuar ta bëjë më së miri duke testuar kufijtë se deri ku mbajnë kundërshtarët e tij. Ai pranon të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm pasi tensionet kanë mbërritur në kulm. Kështu veproi Erdogan me Rusinë pas një përshkallëzimi ushtarak dramatik shkurtin e kaluar në Idlib në Siri, ose me Shtetet e Bashkuara në vjeshtën e vitit 2019, pasi Donald Trump kërcënoi të “shkatërrojë ekonominë turke’. Me sa duket të njëjtën strategji po ndjek edhe në detin Egje, me provokimet ndaj Greqisë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO tronditëse: Shikoni se si është situata në Kakavijë
Artikulli i radhës4 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar rrugës nga Holanda në Belgjikë