4 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar rrugës nga Holanda në Belgjikë

0

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi në makinën që udhëtonte iu gjetën 4 kilogramë kokainë.

Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge. Lënda narkotike e gjetur është më shumë se 4 kg kokainë.

Policia arrestoi shoferin 27-vjeçar të taksisë nga Roterdami dhe pasagjeri 21-vjeçar nga Shqipëria.

Pas gjetjes, të dy të rinjtë u arrestuan. Dyshja është akoma në burg duke u marrë në pyetje dhe hetimi mbi ta dhe origjina e drogës po vazhdon.

Artikulli i mëparshëmKonflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë
Artikulli i radhësNëna e të zhdukurit Klevis Lleshi akuza të forta policisë: Po mbron hasmin tonë…