“U argëtuam shumë, Barcelona skuadër speciale”, Myler flet pas triumfit 8-2: Nesër në mëngjes, do të zgjohemi dhe do…

0
Myler5

Tomas Myler u shpall njeriu i ndeshjes në triumfin 8 me 2 që skuadra e Bajernit arriti ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Në prononcimin pas ndeshjes, Myler, nuk e fshehu entuziazmin, duke deklaruar:

“Sot u argëtuam shumë, nuk ka rëndësi se cilët janë emrat e futbollistëve përballë. Sigurisht, Barcelona është një skuadër speciale, duhej të ishim më agresivë dhe të sulmonim me vazhdimësi. Kur ata bëjnë presing dhe driblojnë, nuk është problem. Kur kemi topin, ne kemi kaq shumë talent në fazën ofensive. Skuadra jonë është në një formë të pabesueshme.

Faleminderit për trofeun e “Njeriut të ndeshjes”, por në kemi 12 apo 15 lojtarë që e meritojnë këtë. Ne punojmë me kaq intensitet ndaj është e vështirë të na mundësh.

Duhet të jemi të qetë dhe të rikueprojmë. Nesër në mëngjes, do të zgjohemi dhe do t’u përgjigjemi mesazheve nga shtëpia dhe nga e gjithë bota. Pastaj do të duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Jemi këtu për të fituar finalen”, u shpreh Myler.

Artikulli i mëparshëmLëkundet toka shqiptare, ja ku ishte epiqendra e tërmetit
Artikulli i radhësUEFA-s nuk i del “inati” me Skënderbeun: Të vendosur për të luftuar trukimet e ndeshjeve, mirëpresim vendimin e…