Universiteti i famshëm amerikan akuzohet për diskriminim racor ndaj… të bardhëve

0

Një hetim i Departamentit të Drejtësisë në SHBA ka zbuluar se Universiteti i “Yale”-it, një prej më të famshmëve në botë, ka diskriminuar mbi baza racore aplikantët për studime atym duke favorizuar personat e komunitetit afro-amerikan në dëm të të bardhëve dhe aziatiko-amerikanëve. Sipas Departamentit të Drejtësisë, kjo përbën shkelje të ligjeve federale mbi të drejtat civile.

Zbulimet u bënë pas një hetimi dyvjeçar, të nisura pasi studentë të ndryshëm u ankuan për procesin e aplikimit. Hetuesit mësuan se universiteti në fjalë kishte refuzuar aplikimet e aziatiko-amerikanëve dhe të bardhëve, edhe pse ata plotësonin të njëjtët kritere si aplikantët e komunitetit afro-amerikan të cilët ishin pranuar. Konkretisht, të bardhët dhe aziatiko-amerikanët 10 deri në 25% më pak mundësi të pranoheshin në universitet sesa afro-amerikanët.

“Diskriminimi nga ana e Yale-it ndaj komuniteteve të ndryshme racore është i paligjshëm”, tha zv.prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Eric Dreiband, i cili kryeson departamentit e të drejtave civile. “Ndarja e paligjshme e amerikanëve në baza racore ushqen steriotipet dhe ndasitë”.

Gjykata Supreme në SHBA ka vendosur që universitetet mund të konsiderojnë racën si faktor në miratimin e aplikimeve, por kjo duhet bërë në një mënyrë që të promovojë diversitetin dhe të jetë e kufizuar në kohë. Universiteti tha përmes një deklarate se e mohon këtë akuzë dhe kishte bashkëpunuar me hetuesit.

Artikulli i mëparshëmBasta: Të rinjtë italianë nuk duan t’ia dinë më për distancim fizik
Artikulli i radhësAksident me dëme të shumta afër Elbasanit, Policia në vendngjarje