Situata kaotike, 2 klubet e mëdha serbe rrezikojnë përjashtimin nga UEFA! Tirana “fërkon duart”

0
UEFA

Situatë kaotike në botën e futbollit prej Koronavirusit! Dy nga klubet më të madhe të futbollit në Serbi, Crvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit janë në telashe të mëdha dhe mund ta pësojnë nga UEFA.

Futbollisti i  skuadrës serbe Napredak, Marko Mrkic, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe me këtë skuadër Partizani i Beogradit është takuar në raundin e parë të fazës parakualifikuese për Ligën e Europës, teksa Zvezda ka zhvilluar një miqësore me ta para tre jave, shkruajnë mediat serbe. Mrkic tani duhet të karantinohet, teksa ende nuk dihet nëse ndonjë nga lojtarët tjerët të skuadrës nga Krusevac ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Zvezda do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve të martën, kurse Partizani pas një jave në kualifikimet për Ligën e Europës. Klubet serbe po shpresojnë që Mrkic nuk ka infektuar askënd, sepse kjo mund t’i kushtojë me përjashtim nga garat.

Një lajm ky që i shkon përshtat edhe Tiranës, që në rast kualifikimi ndaj Dinamo Tbilis, në raundin pasardhës të Champions-it do të ndeshet me Cervena Zvezdën.

Kujtojmë që së fundmi kampionia e Kosovës, Drita, e humbi me rezultat zyrtar (3:0) ndeshjen finale të fazës parakualifikuese për Ligën e Kampionëve, shkaku i një lojtari që kishte rezultuar pozitiv para ndeshjes. Një fat i njëjtë duket se është duke e ndjekur edhe Lokomotivën e Zagrebit.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Mbrëmje dramatike në Lisbonë! Lioni eliminon edhe Sitin e Guardiolës dhe shkon në gjysmëfinalen e Champions-it
Artikulli i radhësJo vetëm Setien, revolucion total te Barça. Bartomeu do shkarkojë…