Në ditët e nxehta dritaret e hapura apo të mbyllura? Ekspertët tregojnë të vërtetën bazuar në fakte

0

Pas dy verash eksperimentime, ekspertët kanë dalë në përfundimin se të mbash dritaret mbyllur e mban shtëpinë më të freskët. Pavarësisht kësaj shumë njerëz nuk i rezistojnë dot hapjes së dritareve kur jashtë është një ditë e bukur me diell. Mund të futet një fllad i ngrohtë me aromë lulesh, patjetër që po, por me të do të futet dhe vapa e tmerrshme!

E njëjta gjë ndodh dhe në autobuza. Arsyeja që nuk ndizet kondicioneri është sepse njerëzit duan të hapin dritaret që të futet fresku kur në fakt në ditë të nxehta ndodh e kundërta.

Zgjidhja është kjo: Nëse temperatura brenda shtëpisë është më e ulët se ajo jashtë, duhet të mbani të mbyllura dritaret, po ashtu edhe perdet. Kjo nuk do të lejojë që nxehtësia të depërtojë dhe shtëpia do të qëndrojë e freskët.

Ndërsa kur jashtë është më freskët ose ka një fllad freskie, atëherë duhet të hapni dritaret dhe perdet. Sugjerohet që dritaret të lihen hapur në mëngjes herët dhe në mbrëmje vonë. Por në pjesë të tjera të ditës kur është shumë vapë duhet të mbyllen.

Për të mos lejuar rrezet e dëmshme të depërtojnë, është mirë të përdorni perde me ngjyrë të fortë dhe material të bollshëm, nëse keni grila edhe mund ti mbyllni.

Artikulli i mëparshëmMë shumë sesa një rrogë mesatare/ Sa paguhen blogeret shqiptare për një postim në Instagram, kush ‘kushton’ më shumë?
Artikulli i radhës6 euro për një ekspres dhe 8 euro për një mjakjato, gazetarja publikon faturën: Nga piku i sezonit