Aktori i njohur Bruno Shllaku shtrohet në spital.

0
Bruno Shllaku

Aktori i njohur Bruno Shllaku është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në spital. Informacionet e para janë se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT, si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Po sipas të njëjtave burime gjendja e aktorit, është e qëndrueshme, por do të vijojë të qëndrojë nën monitorimin e mjekëve.

Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Roli i tij i fundit, ishte në filmin ‘I love Tropoja”.

Artikulli i mëparshëmJa si të shkoni nga shtëpia në punë me automjet nga java e ardhshme. Si të aplikoni dhe fashat e orareve kur mund të dilni (VIDEO)
Artikulli i radhësGreqi/ Një grup anarkistësh marrin përgjegjësinë për sulmin me molotov në televizionin SKAI në Greqi (VIDEO)