Kandidates për zv.presidente në SHBA i nxjerrin aferën s*ksuale më politikanin 30 vjet më të madh, ai ishte gati të shkatërronte martesën për të

0

Kamala Harris u nominua për zv.presidente të SHBA-së, nga kandidati demokrat për president, Joe Biden. Harris është një politikane e fuqishme dhe pretendonte te kandidonte vetë për presidente, por tashmë do të kënaqet edhe me rolin e zëvendëses, me shpresën se në të ardhmen do të kandidojë pikërisht për postin më të lartë politik në SHBA.

Por, e kaluara e saj jo gjithmonë ka qenë kaq e lavdishme. Mediat kanë risjellë një histori të sikletshme të saj, duke aluduar se ajo është ngritur deri këtu, falë aferës me politikanin e fuqishëm Willie Brown.

Gjithçka nisi në vitin 1993. Brown atëhere ishte 60 vjeç dhe ishte kryebashkiaku i parë me ngjyrë. Ai drejtonte San Franciskon. Por, ai kishte edhe një passion tjetër: femrat. Edhe pse ishte i martuar, Brown përfiltej për të dashurat e tij. Dhe një prej tyre ishte pikërisht Kamala Harris, atëhere vetëm 29 vjeç.

Në ato kohë flitej se Brown do të linte të shoqen, për t’u martuar me Harris. Gjë që në fakt nuk ndodhi. Marrëdhënia e tyre zgjati disa vite, dhe secili më pas shikoi punën e vet.

Harris u martua me bashkëshortin që ka edhe sot, por ajo u kthye në një nga prokuroret më të fuqishme, dhe tashmë edhe politikane e rëndësishme, sipas mediave, falë edhe ndikimit dhe lobimit të Brown.

Artikulli i mëparshëm“Izraeli do ta pësojë shumë keq nëse…”/ Vjen kërcënimi i ashpër, çfarë fshihet pas shpërthimit në Liban
Artikulli i radhësDenoncimi i guximshëm i emigrantit, e vërteta e aksidentit me ambulancë, që i kushtoi jetën djalit 10-vjeçar