Policia Kufitare dhe Policia e Durrësit zbuluan në një autobus të linjës Durrës – Itali, 26 kg marihuanë çokollatë fshehur brenda një kove me bulmet.
Ato arrestuan menaxherin dhe dy shoferët e linjës: S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer); Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).
Policia Kufotare, pas analizës së rriskut, kaloipër kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.
Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme