Policia e Gjirokastrës arrestoi dy persona dje, në varganin e gjatë të makinave që nxitonin drejt kufirit me Greqinë në kuadrin e operacionin antidrogë “Fluksi”. Ata janë: K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan të Gjirokastrës dhe Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë të Vlorës.
Arrestimi i tyre bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, 22-vjeçari K.M. është kapur duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg kanabis si dhe lëndë narkotike të presuar në trajtën e çokollatës, të cilat u sekuestruan. Edhe gjatë kontrollit të banesës, atij iu konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Nga hetimet u zbulua se lëndën narkotike do ta transportonte për në Greqi, vlonjati Dh. K.
Policia zbuloi edhe një të trerë, që e shpalli në kërkim, J. K, si organizator të kësaj veprimtarie kriminale.
Dosjet e të treve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.