Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për të ardhmen e Lionel Mesit. Humbja 8 me 2 ndaj Bajernit, duket se e ka tronditur jashtë mase yllin argjentinas i cili duket se ka marrë vendimin drastik për t’u larguar nga Barcelona.
Sipas korespodentit të Esporte Interativo dhe Rádio Itatiaia, në Barcelonë Marcelo Beçler, 33-vjeçari tashmë e ka njoftuar klubin se i ka ardhur fundi aventurës së mrekullueshme ku fitoi gjithçka!
“Mesi dëshiron të largohet tani nga Barcelona, jo më 2021 – e ka njoftuar për këtë tashmë edhe klubin”, thotë ndër të tjera gazetari i njohur.