Në qoftë se ka një skuadër eksperte në Ligën e Europës, dekadën e fundit, ajo është padyshim Sevija, e cila ka fituar plot 5 trofe të tillë. Skuadra e Lopeteguit, ka mposhtur mbrëmjen e sotme Mançester Junajtid në gjysmëfinale, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të 21 gushtit, pas 4 sezonesh mungesë.
Spanjollët e panë veten në disavantazh në minutën e 9-të, kur Bruno Fernandes kaloi në avantazh anglezët nga pika e bardhë. Për të vendosur baraspeshën mendoi Suso, i cili në minutën e 26-të gjeti rrugën e rrjetës.
Kur të gjithë prisnin që Junajtid të shënonte golin e dytë, ishte Luk De Jong ai që i shtangu të gjithë më minutën e 78-të, duke i siguruar kualifikimin andaluzianëve.
FT: SEVIJA – MANÇESTER JUNAJTID 2-1
Suso 25′ , De Jong 78′ / Bruno Fernandes 9′ (p)