Me Kike Setien thuajse të shkarkuar pas humbjes katastrofike ndaj Bajernit me rezultatin 8 me 2, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të mendojnë për trajnerin e ri të cilit do t’i besojnë “timonin” e skuadrës.
Një alternativë ditët e fundit, për të zëvendësuar Setienin ka qenë edhe holandezi Ronald Kuman. Ai ditën e sotme është kapur nga kamerat në aeroportin e Barcelonës.
Edhe pse asgjë ende s’ka zyrtare, ky është një sinjal që Kuman mund të ulet në stolin e skuadrës katalanase. Zbarkimi në Barcelona i shton dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.