Një deklaratë bombastike e komentatorit të njohur dhe tifozit të çmendur të Milanit, Tiziano Krudeli, ka “turbulluar” ndjeshëm të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Mesi, i cili duket shumë pranë largimit nga Barcelona.
Kohët e fundit në media kanë qarkulluar emrat e Interit dhe Mançester Sitit si destinacione të mundshme, ndërkohë që Krudeli në një prononcim në një studio italiane, deklaroi se ka gjasa të mëdha që Mesi të transferohet te skuadra e tij e zemrës.
Lajmin thuhet se Krudeli e ka marr nga një pronar i një restoranti të famshëm që ka lidhje të afërta me Mesin. Por, nuk dihet nëse ky informacion i tij është i saktë, apo vetëm një batutë e si shumë të tjera.