Mbeti shtatzënë me djalin 10-vjeçar?! Adoleshentja 13-vjeçare lind vajzë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Russs.jpg

Një ngjarje e pazakontë ishte raportuar disa muaj më parë në Rusi.

Një vajzë 13 vjeçe, e cila deklaroi se kishte mbetur shtatzënë me një djalë 10-vjeç, ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Darya Sudniynikova u bë e famshme pasi deklaroi publikisht se ishte në një lidhje me djalin 10 vjeçar, i quajtur Ivan.

Megjithatë, ajo më vonë pati dhënë një deklaratë konfuze, ku zbuloi se ishte dhunuar në qytetin e saj të lindjes Zheleznogorsk, nga një djalë i moshës 16 vjeç.

Ajo ende nuk ka publikuar një fotografi të fëmijës, por ka thënë se lindja ishte shumë e vështirë dhe e lodhshme.

Ndërkohë policia po heton rastin dhe pritet të marrë një mostër ADN-je nga vajza e porsalindur, me qëllim vërtetimin e asaj që ka deklaruar 13-vjeçarja se ishte përdhunuar nga adoleshenti.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Katalanasit akord me trajnerin e ri që do të zëvendësojë Setienin? Strategu i njohur zbarkon në Barcelonë
Artikulli i radhësVajza serbe që pushoi në Shqipëri, e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje