Një mjeke gjinekologe në maternitetin e Lushnjës ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Pas këtij konstatimi mësohet se materniteti i spitalit ‘Ihsan Çabej’ në Lushnje i është vënë dryni.
Pas kësaj, janë marrë tampone për të gjithë stafin dhe priten rezultatet, për të parë se kur do rihapet materniteti.
Vizitat për momentin do të bëhen në ambulancë dhe qendrat shëndetësore të lagjeve.