U ngeci dasma në fyt: gjoba nga 1 milion lekë, restoranteve në Korçë dhe Pogradec

0

Pronarë të restoranteve në Korçë dhe ën Pogradec e kanë pësuar nga Policia sepse kanë organizuar festa, dasma etj. me grumbullime njerëzish pa respektuar masat e sigurisë. Nga 1 milionë lekë ka qënë gjoba për ta:

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:
Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;

Në Pogradec, u konstatua
Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Policia bëri thirrje sërish për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Artikulli i mëparshëmMbyllet materniteti në Lushnjë, një mjeke me Covid
Artikulli i radhësJa kush janë biznesmenët dhe kompanitë që ndihmojnë më tepër