Andrea Pirlo ka nisur punën e tij si trajner i Juventusit. As nga lojtarët, as nga ndonjë sektor tjetër, por nga stafi i tij teknik. Pirlo synon të ketë në krahun e tij një njohje të vjetër.
Italiani është gati të marrë në stafin e tij Igor Tudor, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e bardhezinjve si lojtar. Gjithashtu, ai ka edhe eksperiencë si trajner, pasi më parë ka drejtuar Udinese në Itali dhe Hajduk Split në Kroaci.
Pirlo, pasi të kompletojë stafin e tij teknik, pritet të fillojë punën edhe nga merkato, aty ku priten shumë ndryshime për Juventusin.