COVID-19/ Lamtumirë shtrëngimit të duarve si formë përshëndetje

0
Hanna Barczyk for NPR

Duket se shtrëngimit të duarve i kemi thënë “lamtumirë” tashmë. Kontakti fizik më i shpeshtë mes njerëzve, nuk është më një ide e mirë kur bota përballet me një sëmundje respiratore, që tashmë është në përmasat e pandemisë. Por, pa merak, ka shumë forma të tjera si mund të përshëndetemi me njerëzit.

“Namaste” – Ju mund t’i jepni njëri-tjetrit një “Namaste”, një përshëndetje tradicionale Hindu, që pak a shumë do të thotë “unë përkulem para teje” dhe që, le ta pranojmë, tingëllon një përshëndetje më poetike se sa ai shtrëngimi tradicional i duarve.

“Ngri vetullat e qesh” – Ju mund të lëvizni vetullat e t’i qeshni personit që keni përballë. Kjo është një nga format samoane të përshëndetjes, që etnologu Irenäus Eibl-Eibesfeldt, e përmend në librin e tij “Komunikimi joverbal”. Kjo lloj përshëndetjeje mbase iu jep një pamje qesharake në fytyrë, por fytyrat e qeshura janë të mirëpritura gjithmonë.

“Përkulu” – Disa vende të lindje kanë format e tyre të përkuljes në shenjë respëkti dhe përshëndetjeje ndaj njëri-tjetrit, me duart e bashkuara para fytyrës dhe përkulje të trupit, ju tregoni respekt për bashkëbiseduesin tuaj, dhe mbi të gjitha keni zero kontakt fizik.

 “Përplas duart dy herë” – Një tjetër formë përshëndetjeje pa kontakt fizik është dhe ajo e përplasjes dy herë të duarve për të përshëndetur personin që ke përballë. Një version i modifikuar ky, për shkak të koronavirusit, i përshëndetjes në Zimbabve, thotë Dave Mutasa, profesor i gjuhës shona, pranë universitetit të Afrikës së Jugut.

“Dora në zemër” – Një përshëndetje kjo tipike e vendeve myslimane, që të shpëton nga kontakti dhe respekton distancën e sigurisë prej personave të tjerë.

“Me gjuhën e shenjave” – Në gjuhën amerikane të shenjave, dora e hapur lëvizet para ballit. Dhe ja ku u përshëndetët.

“Shaka” – Dora mbahet e mbyllur por me gishtin e vogël dhe atë të madh, të hapur. Origjina e kësaj përshëndetjeje në fakt ka qenë më tepër një mangësi fizike. Në Havai, një burrë i quajtur Hamana Kalili, humbi 3 gishta në një aksident, dhe ngritjen e dorës e përdorte si thirrje paralajmëruese ndaj bashkëpunëtorëve të tij në rast rreziku.

Artikulli i mëparshëmEmrat më të suksesshëm të muzikës botërore do të mbajnë koncert online për punonjësit e shëndetësisë
Artikulli i radhës“Paralizimi” i sportit, kompanitë po ofrojnë baste mbi rastet e reja ditore me koronavirus