Marrëveshja me Zaevin, Ali Ahmeti prezanton ministrat e rinj të BDI

0
This image has an empty alt attribute; its file name is besimi.jpg

Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar emrat e rinj nga ky subjekt që do të jenë pjesë e qeverisë së re që do të krijohet me LSDM.

Sipas marrëveshjes së arritur BDI do të përfaqësohet nga 6 ministra.

Kështu Ministria e Financave do të drejtohet nga Fatmir Besimi, ajo e Punëve të Jashtme nga Bujar Osmani, Ministria e Mjedisit nga Naser Nuredini.

Ekonomia do të ketë në krye të saj Kreshnik Bekteshin, ndërsa Artan Grubi do të jetë ministër i Sistemit Politik dhe zv/kryeministër.

Për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ali Ahmeti njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda partiake.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani, si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM dhe BDI , në krye pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.

Artikulli i mëparshëmFauci: Vaksina antiCOVID-19 jo e detyrueshme në SHBA
Artikulli i radhësBritania “zëvendëson” karantinën me testimet e shpejta në aeroporte