Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion dje në Lazarat, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Mbi bazën e informacioneve se në lagjen “Përroi Selime” në Lazarat, një person dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike u organizua operacioni policor i koduar “Sopoti”.
Si rezultat, u arrestua Sh. B., 54 vjeç, banues në Lazarat.
Dosja e Sh.B i kaloi Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.