Linja e gazit Shqipëri – Kosovë kushton 211 milionë euro

0
Linja e gazit Shqipëri - Kosovë kushton 211 milionë euro

Me përfundimin e gazsjellësit TAP, nëse Shqipëria i shfrytëzon mirë mundësitë, ka gjasa të shndërrohet në distributorin kryesor të gazit në Rajonin e Ballkanit, i cili aktualisht nuk bën pjesë në linjat europianë të transmetimit.

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.

Studimi paraprak ka treguar se përfundimi i projektit do të kushtojë 211 milionë euro. Gjysma e shumës do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Shqipëri-Kosovë synon të krijojë një rrugë të re furnizimi me gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe rajoni Kaspik i transportuar nga Tubacioni Trans Adriatik për  në veri-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Serbisë.

Kjo linjë është planifikuar të lidhet sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit në Shqipëri me sistemin e ardhshëm të transmetimit të gazit në Kosovë, si dhe me linjat e degës lindore të Unazës së Gazit të Komunitetit të Energjisë.

Korniza e investimeve të Ballkanit siguroi një grant prej 300,000 euro për studimin e para-fisibilitetit për projektin, i cili tashmë ka përfunduar.

Nëse ndërtohet, projekti do të mundësojë gazifikimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe kështu do të sigurojë një furnizim me kosto të ulët dhe ndikim të ulët në mjedis në raport me drutë e zjarrit, qymyrin dhe vajrat e naftës.

Pas vlerësimit të tregut të mundshëm të gazit në Kosovë dhe Shqipëri, u morën në konsideratë opsione të ndryshme të shtrirjes, duke përfshirë shtrirjen e rrjetit edhe ndërmjet Kosovës dhe vendeve fqinje.

Zhvillimet e fundit në tregun e gazit në Evropë dhe ndërtimi i Gazsjellësit TAP si korridor për furnizimin me gaz nga Deti Kaspik në Evropë kanë krijuar kushtet për futjen e gazit natyror në tregjet e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më tepër, Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) synon të krijojë një rrugë të re furnizimi për gaz natyror nga Lindja e Mesme dhe Deti Kaspik në veri, përgjatë bregdetit Adriatik. Ndërsa linja Shqipëri-Kosovë (ALKOGAP) do të ndërlidhet me këto dy tubacione të planifikuara të transmetimit të gazit që do t’i shërbejnë Shqipërisë./MONITOR

Artikulli i mëparshëmIshin shtruar në një prej spitaleve Covid, ndërrojnë jetë dy qytetarë nga Elbasani
Artikulli i radhësBasha: Shqipëria në varfëri, taksa progresive e Ramës dështoi duke prodhuar vetëm kaos