Një zjarr gjigant ka nisur gjatë pasditës së sotme në zonën e Lagdakias në rajonin e Manit në Greqi ku raportohet se po digjen dhjetra hektarë pyje dhe shkurrë, ndërsa disa fshatra janë evakuuar.
Siç raportojnë mediat greke, për shuarjen e flakëve janë angazhuar më shumë se 100 zjarrfikës, 8 helikopterë, 7 avionë dhe një numër i madh banorësh.
Zjarri është duke vijuar në dy fronte sipas mediave greke, të cilat raportojnë se janë larguar banorët e tre fshatrave që rrezikohen nga flakët.