Trump firmos urdhrin për një tjetër mënyrë të kurimit të Covid në SHBA

0

Donald Trump doli në podiumin e sallës së konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ai deklaroi se kishte firmosur një autorizim të përdorimit të plazmës për trajtimin e Covid-19 në pacientët e shtruar në spital.

Kjo sipas tij ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar Covid-19. Trump tha se e përshëndet strategjinë e këtij trajtimi 100-vjeçar si një “përparim historik”.

“Kjo është një terapi e fuqishme që transferon antitrupa shumë, shumë të fortë nga gjaku i pacientëve të rikuperuar për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve që luftojnë me infeksionin aktual. Ka një shkallë të jashtëzakonshme suksesi” – tha Trump. Kurimi me plazme do te nise se shpejti edhe ne Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmZbulohet letra që Rama i ka dërguar Lukashenkos
Artikulli i radhësFOTO/ E lagur në breg të detit, dalin fotot e Grida Dumës në plazh