Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Profesori amerikan: Jam 91% i bindur, ja kush fiton

0
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Profesori amerikan: Jam 91% i bindur, ja

Opinioni publik amerikan, edhe pse i lodhur dhe frikësuar nga efektet e pandemisë së COVID-19, po përgatitet për atë që me shumë gjasa do të jetë një nga zgjedhjet me të ndjekura presidenciale të viteve të fundit, atë mes presidentit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden në nëntor.

Sondazhet tregojnë një preferencë me disa pikë të demokratit, por dikush, në shtetin e Nju Jorkut, është i bindur me 91% për rezultatin final.

“Do të fitojë sërish Donald Trump. Kam parashikuar fitoren e tij edhe në 2016. Përdor statistikat e mia nga viti 1996 dhe nuk kam gabuar kurrë”.

Në fakt Helmut Norpoth, profesor i universitetit Stony Brook, ka gabuar zgjedhjet ku George Bush i riu fitoi kundër Al Gore në 2000, dhe më parë fitoren e John Fitzgerald Kennedy mbi Nixon në 1960, por këto janë dy rastet e vetme në 27 zgjedhjet e fundit në SHBA.

Helmut Norpoth ka parashikuar 25 nga 27 zgjedhjet e fundit amerikane
Si ka mundësi? Norpoth ka ideuar të ashtuquajturin “model primar”, që merr parasysh të dhënat zgjedhore nga viti 1912, si dhe dy faktorë bazë: mundësia që partia në pushtet për kohë të gjatë të humbasë zgjedhjet si dhe rezultatet në zgjedhjet primare për presidentin, veçanërisht në shtetet e para.

“Zgjedhjet primare kanë të bëjnë me gara reale dhe me vota të shënuara dhe numëruara,  dhe unë bazohem vetëm tek shifrat reale, jo tek sondazhet”, thotë Norpoth.

Evente traumatike kanë përfshirë SHBA-në këtë vit, nga pandemia tek protestat e furishme me sfond anti-racist, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Por për profesorin e Shkencave politike, këto evente nuk kanë rendësi të madhe.

“Unë mund të them që Trump nuk do të fitojë votat popullore, siç i ndodhi edhe në zgjedhjet e kaluara, por këtu po flitet për votat elektorale”, sqaron ai, dhe jep një shembull. “E patë Biden sa mori në primaret e New Hampshire? 8 %, një shifër e pamundur për çdo kandidat që mendon të ketë një shans për president”.

Nuk mbetet vetëm që të presim, dhe të shohim nëse statistikat kësaj radhe do të tradhtojnë profesorin me origjinë gjermane.

Artikulli i mëparshëmProblemet me të ardhurat, Tatimet shënjestrojnë biznesin e madh: Po ulen ndjeshëm pagat e punonjësve, do marrim masa
Artikulli i radhësMinatorët viktima të një ligji absurd/ Detyrohen të kthejnë 50% të pensionit të pleqërisë