Një profesor në fushën e Shëndetit Publik dhe në Menaxhimin Ndërkombëtar të Ndërkombëtar të Ndërmarrjeve, Dr. Erion Dasho po ndjek hap pas hapi, se si qeveria shqiptare po e menaxhon krizën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.
Vëmendjen e tij së fundmi e ka marrë udhëzimi prej 7 faqesh i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave në vend, masat, rregullat, vendosjen e nxënësve, parandalimin e infeksionit në institucionet shëndetësore.
Por duket se pikërisht atë që duhej më së shumti, buxhetin që do ta mbështeste realizimin e këtij plani, Dr. Dasho nuk e ka gjetur në atë udhëzim dhe ja se ç’shënim ka bërë sot, jo pa thumb:
“Ai udhëzimi i djeshëm për hapjen e shkollave, a ishte shoqëruar me ndonjë buxhet, apo parashikohet që shkollave t’u jepen shkopinj magjikë?!”.