Është vetëdorëzuar në polici shoferi që aksidentoi fëmijën e mitur me inicialet E. M., pranë Gostitlit.
Bëhet e ditur se 35-vjeçari me inicialet A. H., e ka dërguar fëmijën me një automjet tjetër në spital dhe më pas ka shkuar në polici dhe është vetëdorëzuar.
Fëmija i aksidentuar është sjellë për mjekim të specializuar në Tiranë. Mjekët e Kukësit nuk kanë dhënë garanci për transportin e tij me autoambulancë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për ta sjellë në spitalin e Traumës.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.
Shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E. M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.
Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale.