Ankth në karantinë me gruan dhe 3 fëmijë, gazetarin e konfirmojnë me COVID pas 4 ditësh pritjeje!

0
Sulmohet gjatë natës makina e gazetarit të njohur në Lezhë

Këtë herë jo për të raportuar ngjarjet,  por i izoluar në një dhomë të shtëpisë së tij ku jeton me të ëmën, tre vajzat dhe bashkëshorten.

Gazetari i ABC News në Lezhë Gjergj Figuri më në fund arriti të marrë përgjigjen e tamponit për Covid-19, katër ditë pasi kreu testin.

Sot gazetari Figuri nga përgjigja e testit ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Nga e mërkura, kur iu nënshtrua testit e deri këtë të dielë, ai ka qëndruar në ankth për analizën pasi askush nuk i jepte përgjigje.

Ai ka njoftuar se gjendja shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa ka qëndruar i vetëkarantinuar në banesën e tij gjatë gjithë këtyre ditëve.

Një ditë më parë gazetari Gjergj Figuri denoncoi vonesën e  përgjigjes së tamponit në ekranin e ABC News duke treguar të gjithë peripecitë.

Figuri publikoi të gjithë telefonatat e kryera me përfaqësues të katër institucioneve të shëndetësisë.

Asnjë lajm nuk mori nga urgjenca mjekësore kombëtare cila i bëri të ditur se duhet të drejtohej në spitalin e Lezhës aty  ku kreu tamponin.

Po spitali i Lezhës nuk i hapi telefonin po kështu dhe ISHP.

Gjatë rrëfimit Figuri tha se shenjat e para të dyshimit për Covid-19 i ishin shfaqur ditën e shtunë dhe prej këtij momenti ishte vetëizoluar.

Pasi kontaktoi me mjekun e familjes, ky i fundit i sugjeroi të merrte mjekim për dhembje muskulare dhe ibubrofen.

Të hënën  gazetari pati temperaturë të lartë e në këto kushte, mjeku i familjes, pasi u interesua në njësinë e kujdesit shëndetësor, caktoi ditën për kryerjen e tamponit.

Të mërkurën shkoi në spital ku dhe ju mor analiza për Covid-19, por duhet të kalonin 4 ditë dhe vetëm të dielën arriti të marrë përgjigjen, nga e cila rezultoi pozitiv.

Ai bën me dije se  gjatë këtyre 8 ditëve  dhe pse pa përgjigje tamponi, është përpjekur t’u qëndrojë strikt rregullave të karantinës në dhomën e tij, për shkak të frikës për përhapjen e  virusit në familje, veçanërisht te e ëma.

Bëhet me dije se familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur shenja të Covid, ndërsa vetë gazetari vazhdon të qëndrojë në karantinë

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Vetëdorëzohet shoferi i aksidentit në Kukës, fëmija sillet me helikopter në Tiranë
Artikulli i radhësKosovë/ 13 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 99 raste të reja