Edi Rama premtoi një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët, që prej muajsh po përballem me koronavirusin.
Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të infektuar me Covid-19, kryeministri deklaroi se nuk flitet për një rritje page me 5 apo 7%, por duke filluar nga viti i ri 2021, do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash.
“Duam të realizojmë një rritje të konsiderueshme pagash, jo 5 apo 7%. Do bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, ende po kalkulojmë për shumën. Përtej bonuesit 1 mijë euro, që ju si në vijën e parë do t’i merrni deri në fund, do të jeni në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Këtë duam ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti të gjithë ju të keni një rritje në pagë. Është një objektiv i detyruar. Ne kemi ndërmarrë masa të caktuara, që të mos i lëmë mjekët të largohen. E vërteta është se largimi ka rënë ndjeshëm. Mesa kemi kuptuar, mjekët qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën”, u shpreh Rama.