Pandemia e koronavirusit po ngadalëson përhapjen në botë. Është Organizata Botërore e Shëndetësisë që e nxjerr këtë përfundim pas të dhënave më të fundit që vijnë sidomos nga kontinenti amerikan. Më shumë se 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima të reja janë identifikuar në javën nga 17 në 23 gusht.
OBSH thotë se vihet re një ulje me 5% e rasteve të reja dhe 12% numrit të vdekjeve në krahasim me një javë më parë. Ngadalësimi është regjistruar pothuajse kudo përveç juglindjes së Azisë dhe Mesdheut lindor. Në kontinentin amerikan rënia e rasteve të reja ka shënuar 11,35%, në Europë 0,9% dhe në Afrikë me 8,4%.